Erisa Brahimaj, 20-vjeçarja kampione e Ballkanit në xhudo

8 Tetor 2025 | 22:02

Erisa Brahimaj është një sportiste shqiptare 20-vjeçare, kampione Ballkani në xhudo dhe e pesta në Evropë. Ajo e ka nisur këtë sport kur ishte vetëm 11 vjeç.

Përshëndetje. Që prej vitit 2016, kur është hapur klubi i Tiranës për xhudo, edhe familja donte që të më fusnin në një sport. Që në moshën 11 vjeç. Punën më të madhe e ka bërë motra në fillim, që ka qenë shtysa më e madhe. Pastaj edhe mami, te puna e ushqimit, edhe babi, edhe vëllai im që më suportojnë nga pjesa e moralit.

Gjatë këtyre viteve, ajo ka fituar 5 medalje në Ballkan dhe 3 medalje në Kupën e Europës, ndërsa është renditur e pesta në Kampionatin Europian për Juniorë.

Medaljet e mëdha kanë filluar… Kam 9 vite kampione kombëtare. Kam filluar me Ballkanikun, pastaj duke marrë medalje të para nga Ballkaniku, kam hyrë dhe në Kupat e Europës, duke fituar 3 medalje: 2 bronzi dhe 1 të artë. Së fundmi, kam marrë medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik për Juniorë, ku dola dhe e pesta në kampionatin zyrtar.

Përgatitja e saj është e përditshme dhe e palodhur: stërvitet gjashtë ditë në javë, dy herë në ditë, duke i qëndruar besnike disiplinës.

Unë çohem në mëngjes në orën 6. Kemi pjesën e vrapit ose pjesën e forcës që e bëjmë në palestër. 1:30 minuta zgjat. Pas stërvitjes së mëngjesit, marrë kohën time që të qetësohem, të ushqehem, bëhem gati për stërvitjen e pasdites. Ne në ditë stërvitemi: nga 1:30 paradite dhe 2 orë pasdite.

Në fillim nuk e njihnin si sport, por tani e njohin, i kap kureshtja që çfarë lloj sporti është dhe duan ta provojnë. Unë në fillim nuk e dija fare çfarë ishte xhudo, e dija si kickbox. Kështu nisi, por ka qenë e gjithë merita e trajnerit tim, Shkurt Xhullhaj, që na motivon.

Erisa shprehet se ëndrra e saj është të arrijë të shpallet kampione bote dhe një ditë të ngrejë flamurin shqiptar në arenat më të mëdha të xhudos botërore:

Kampione olimpike si të gjithë, atë dua, atë synoj. Qëllimi im është që unë të arrij të ngre flamurin kombëtar shqiptar, të bëj krenar veten time, trajnerin tim, gjithashtu familjen time dhe kombin shqiptar.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026