Erla Mëhilli: Rritja e PD në Tiranë e pamjaftueshme për të sjellë përmbushjen e rezultatit
Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli thotë se rezultati i sondazhit për Qarkun e Tiranës do të duhej që të reflektonte një ndryshim dhe e konsideron të pamjaftueshme rritjen e PD për të përmbysur rezultatin. Ajo shtoi se opozita duhet të kishte punuar më shumë sidomos në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
“Është një rritje e PD nga 41.7% në 43.4% por nuk është një rritje e mjaftueshme për të përmbysur rezultatin. Pra, PS pavarësisht konsumimit në pushet vazhdon të ruajë pozitat e veta. Tirana duhej t’i printe ndryshimit. Nëse Tirana nuk e reflekton këtë, është e vështirë që ta reflektojnë qarqet e tjera. Në Tiranë, Durrës dhe Elbasan opozita duhet të kishte bërë një punë më të madhe jo për të arritur barazimin por për ta tejkaluar”, tha znj. Mëshilli.
Duke evidentuar se ka përqindje të lartë të papërcaktuarve, gjithashtu ekspertja e komunikimit shtoi se partitë e vogla duke përmendur partinë e Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit, mund t’i prishin punë PD-së pasi do të marrin nga votat e saj.
“Janë parti që do të kafshojnë nga PD dhe nuk e di se sa punë do t’i prishin. Votat që do të marrin do t’i prishin punë”, tha ajo.
Erla Mëhilli shtoi nga ana tjetër se “sondazhet nuk arrijnë t’i kapin dot se si do të votojnë njerëzit për partitë e vogla” pasi situata është e polarizuar dhe njerëzit e kanë të vështirë të shprehen për partitë e vogla.
Lexoni gjithashtu:
Parashikimi i rezultatit të zgjedhjeve për Tiranën, PD gëzon rritje, por pritet të kryesojë PS
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues