Ermal Onuzi në krye të Gardës, Bardhi: Akt korruptiv, ngrini komision etike

12 Shtator 2024 | 10:26

Ka nisur këtë të enjte seanca plenare e cila pritet të sjellë debate të forta. Deputeti Gazmend Bardhi tha në nisje të seancës se ligjet me porosi janë kthyer në traditë të mazhorancës.

Duke iu referuar zgjedhjes së Ermal Onuzit si drejtor i ri i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi, u shpreh se ky emërim ishte një rast korrupsioni. Ai kërkoi që të ngrihet një komision etike.

“Për Drejtorin e ri të gardës së Republikës. Do të kërkoj diçka se për ju korrupsioni politik nuk është procedurë në mars të 2023 kur ju miratoni ndryshimet e kritereve për gardën e republikës ju kanë thënë që është investim për të zgjedhur një njëri që vinte nga jashtë sistemit dhe votuat me porosi të Ramës dhe emri u zgjodh me konkurs të hapur, dhe nuk ka akt më korruptiv se të detyrosh  74 kolegë të mazhorancë të votojnë për interesat e një individi. Ky është korrupsion. Ligjet me porosi janë kthyer në traditë në këtë mazhorancë. Duhet të ngrini një komision etike dhe të hetoni nga pikëpamja administrative, kush e solli ligjin, si e solli ligjin dhe pse e solli ligjin. Sepse jemi përballë një ligji të porositur që përbën korrupsion”,-tha Bardhi.

Gjatë seancës plenare në pikat e rendit të ditës është parashikuar që të mbahet interpelanca e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama në lidhje me faktet e bëra publike për transportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026