Ernest Muçi kthehet në idhull te Trabzonspor, tifozët gati të paguajnë 8 milionë €
Ernest Muçi është kthyer në idhull te Trabzonspor në javët e fundit ndërsa kjo shihet qartë dhe te reagimi i presidentit të shoqatës së ekipit turk, Hasan Bahadir.
Bahadir ka theksuar se ai dhe tifozët e tjerë janë gati të mbledhin paratë për ta blerë sulmuesin shqiptar nga Besiktasi, ndërsa te Trabzonspor, Muçi është në huazim me të drejtë blerje 8 milionë euro.
“Përkatësia nuk është shpesh te firma, por te sjellja. Ai iu gëzua golave pasi i ndjente, ai çoi duart lart pasi ndjente se kishte në zotërim këtë tribunë. Në ato momente, ne kuptuam që përkatësia nuk është shpesh te firma në kontratë, por te shikimi dhe reagimi. Kjo është arsyeja pse po bëj një thirrje. Le ta bëjmë Muçin një transferim të përbashkët të 8 milionë tifozëve. Le ta bëjmë këtë një ‘transferim tifozësh’, pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Paratë të vijnë nga ne. Pasi nga kjo do të përfitojë edhe komuniteti”, tha Bahadir.
Muçi ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit dhe, sipas Hasan Bahadir, ajo që e bën më shumë pjesë të klubit është fakti se ai ka festuar çdo gol edhe ndaj skuadrës që zotëronte kartonin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
Dorëhiqet trajneri më i suksesshëm i Kroacisë, Daliç mbyll kapitullin 9-vjeçar
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
- 16:58 Erdogan dhe Macron diskutojnë tregtinë, NATO-n dhe krizat rajonale në samitin e Ankarasë
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime
- 16:43 Trump kërcënon përsëri me sulme ndaj infrastrukturës kritike, përgjigjet Irani
- 16:36 Kanadaja siguron partneritete të reja mbrojtëse në samitin e NATO-s
- 16:34 Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi