Ernest Muçi kthehet në vendimtar për Trabzonsporin, 5 gola në 3 ndeshjet e fundit

8 Dhjetor 2025 | 15:20

Dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha dhe Ernest Muçi, po kalojnë një formë fantastike për skuadrat e tyre, duke shënuar nga ndeshja në ndeshje.

Muçi po kalon një formë të jashtëzakonshme te Trabzonspor teksa sulmuesi kuqezi realizoi të dy golat në fitoren e radhës.

Ekipi i tij renditet në vendin e dytë, me vetëm dy pikë më pak se Galatasaray i vendit të parë. Në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, Muçi ka shënuar pesë gola.

Sa i përket Hoxhës, ai shënoi në barazimin e Dinamo Zagreb këtë fundjavë, 1-1 me Hajduk. Një pikë e vlefshme për Dinamo Zagreb, që kryeson kampionatin me 32 pikë.

Rrugën e rrjetës këtë fundjavë e gjeti edhe Arbnor Muja në kampionatin belg. Qazim Laçi dha një asist në barazimin 1-1 të Rizespor në transfertë ndaj Konyaspor.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku dhe Anis Mehmeti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi

Bashkëshortja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdogan, ka publikuar foton zyrtare nga takimi me bashkëshortet e liderëve që ndodhen në Turqi në kuadër...
17:43 | 08/07/2026

Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin në Monako dhe gruan e akuzuar për vendosjen e pajisjes shpërthyese, e cila më pas...
17:36 | 08/07/2026

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Menjëherë pas marrjes...
17:21 | 08/07/2026