Ervin Salianji sqaron në Rinvote pozitën e tij për çështjen “Babale”

2 Prill 2021 | 20:33

Çështja e dekriminalizimit dhe pastërtisë së figurës së kandidatëve nxiti debate në “Rinvote” mes aktivistes Marjana Koçeku dhe kandidatit të Partisë Demokratike Ervin Salianji.

Fillimisht Salianji “sfidoi” Koçekun dhe aktivisten tjetër Ergisa Bejkollari në “Rinvote”: Më thoni një emër të PD-së, i dënuar dhe larguar nga dekriminalizimi!”.

Kësaj iu përgjigj Marjana duke i përmendur Salianjit faktin se në të ashtuquajturën çështje “Babale” ai u dënua në shkallën e parë të gjyqësorit për mashtrim.

“Po ju përmend unë një emër, që është aluduar në media për përfshirje në skandale kriminale dhe mashtrime, dhe jeni pikërisht ju, ju jeni përfolur për skandalin e ‘Babales’ nëse doni t’jua kujtoj, atëherë si do t’ia garantoni ju si parti dhe ju si individ popullit shqiptar drejtësinë?” – pyeti direkt Marjana Koçeku.

Salianji e konsideroi “llum të përgatitur nga PS” këtë “lloj retorike”. Ai tha se është “dënuar në Shkallën e Parë për shkak të një denoncimi të bërë ndaj një ish-ministri të PS-së”.

“Jam dënuar për denoncimin,” – tha Salianji, ndërsa Marjana Koçeku ndërhyri duke i thënë se “ke mashtruar me denoncimin”.

“Personi, i cili është akuzuar, ditën që nxora denoncimin, hyri në burg, këtu kemi të bëjmë me një regjim që tenton t’i mbyllë gojën opozitës, apo njerëzve që denoncojnë,” – u shpreh kandidati për deputet i PD-së.

Koçeku ndërhyri sërish duke i thënë që “kjo ishte retorikë boshe”. Salianji u përgjigj se “vendimi nuk është i formës së prerë”, ai më tej pretendoi se “gjyqtarët dhe prokurorët janë të përfshirë në çështje korruptive”.

“Çështja Xhafaj është një krenari, jo vetëm e imja por edhe e PD-së pasi shkëputi marrëdhëniet e një personi shumë të rëndësishëm me krimin, një ministër i Brendshëm që favorizonte trafikantë droge,” – shpjegoi më tej Salianji duke e konsideruar përballjen me Koçekun “kamuflim politik”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë

Kandidatja e “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak, Tiranë, Alba Kepi tha për “RinVote” në Euronews Albania se nëse Partia Demokratike do të kishte qeverisur bashkinë...
17:56 | 11/05/2023

Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime

Aldo Merkoçi i ftuar në “Rinvote” tha se karta e studentëve ofron mbi 200 shërbime nga biznese të ndryshme. I pyetur në rast se i ...
17:24 | 11/05/2023

Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju

Kandiati për këshillin bashkiak i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Kukës, Halit Muçmata dhe nënkryetari i këshillit bashkiak Granit Gjana ishin këtë të premte të ftuar...
20:00 | 21/04/2023