‘Është fatkeqësia e këtij brezi’, qytetarët të shqetësuar për përdorimin e kanabisit tek të rinjtë
Raporti i fundit i Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjendjen e kriminalitetit në vend tregon se veprat penale për prodhimin dhe kultivimin e narkotikëve kanë shënuar rritje gjatë vitit 2020 me 17.8% krahasuar me një vit më parë.
Të dhënat flasin për shtim të përdoruesve të drogave, kryesisht kanabisit.
Përqindjen më të lartë e zënë të rinjtë. Qytetarët në zona të ndryshme të Tiranës thonë se e ndeshin shpesh këtë fenomen në lagjet e tyre apo pranë shkollave.
“Është shtuar shumë shumë, në çdo cep pallati shikon që e konsumojnë, madje ka edhe femra. Është fatkeqësia e këtij brezi”, u shpreh një qytetar.
“Gjëja më e gabuar, edukimi i keq i prindërve. Prindërit ju plotësojnë të gjitha kushtet”, tha një tjetër.
“Duhet të funksionojë shteti, të ketë një program për të rinjtë”, theksoi një qytetare.
Ndërkaq, të dhënat e institutit të Shëndetit Publik tregojnë se ka pasur rënie të përdoruesve të alkoolit apo duhanit, por e kundërta ka ndodhur me përdoruesit e drogës. Përdoruesit e kanabisit janë rritur me 1.5 herë, ata te kokainës dy here dhe po kaq edhe përdoruesit e heroinës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
- 21:00 Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 20:46 Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës