“Është lojë politike” – Analisti serb zbulon të vërtetën e dorëheqjes së Bërnabiç
Analisti serb Dushan Janjiç tha në një intervistë për Euronews Albania se deklarata e kryeministres serbe Ana Bërnabiç për dorëheqje është një lojë politike.
Sipas tij, falë deklaratës së Bërnabiç mund të arrijmë në konkluzionin se ajo do vazhdojë të jetë kryeministre por nuk mund të përjashtojmë problemet që ka qeveria.
“Është një lojë e brendshme politike, rrethi i Partisë Progresiste serbe po ngushtohet si pasojë edhe e presionit të qytetarëve që kanë zbritur në rrugë për të protestuar por edhe opozita në parlament që është vërtetë masive. Njerëzit kanë dalë në protesta dhe kërkojnë masa të reja. Falë deklaratës së Bërnabiç mund të arrijmë në konkluzionin se ajo do vazhdojë të jetë kryeministre por nuk mund të përjashtojmë problemet që ka qeveria.
Vuçiç mund të pranojnë dorëheqjen e disa ministrave si ai i brendshëm, por nuk do merrte kurrë një vendim pa u konsultuar me vendet e Quintit për të shkuar në zgjedhje të përgjithshme”, tha analisti serb.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 16:42 72-vjeçari humbi jetën nga zjarri në Korçë, banorët: Ishte i alkoolizuar, tentoi disa ditë më parë t’i vinte zjarrin banesës
- 16:40 Ish-ambasadori britanik: Omani në pozicion të mirë për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet SHBA-Irani
- 16:33 Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
- 16:20 11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 16:14 Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse
- 16:04 Përmbytjet në Bangladesh vrasin 44 persona, mbi një milion të bllokuar