Ekskluzive/ Kandidatura e parë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë
Euronews Albania zbulon kandidaturën e parë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se i pari që ka shfaqur interes për t’u bërë pjesë e garës për postin e kryepolicit të vendit është Shemsi Prençi.
Me një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu ku ka mbajtur gradën drejtues i parë, Prençi synon të marrë “timonin” e organizatës së policisë në një periudhë të mbushur me zhvillime dhe ngjarje kriminale.

Prençi i cili ka përfunduar studimet master shkencor për menaxhimin strategjik të policisë ka dorëzuar edhe platfomën se si duhet të reformohet organizata e uniformave blu.
Në të kaluarën ai ka drejtuar policinë e Fierit, Elbasanit, Dibrës , forcat lëvizëse operacionale etj, si dhe ka drejtuar emergjencat civile dhe ka mbajtur edhe postin e këshilltarit për sigurinë të presidentit të republikës.

Gjatë detyrave shtetërore, sidomos në rradhët e policisë Prençi njihet për mos zbatimin e urdhrave të paligjshëm politik.
Gara për postin e kryepolicit të vendit u hap pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut dhe komandimit të përkoshëm në vend të tij të Sokol Bizhgës.
Afati për dorëzimin e kandidaturave është deri të mërkurën e kesaj jave.
Më pas do të jetë komisioni i ngritur sipas udhëzimit të ministrit të brendshëm Ervin Hoxha që do të vlerësojë kush përmbush kriteret për postin e rëndësishëm.

LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)