EULEX-i përforcon Njësinë Policore të Specializuar në Kosovë
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ka thënë të martën se është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij nëpërmjet dislokimit të përkohshëm të pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR) nga Franca, Italia, Lituania dhe Portugalia.
Sipas njoftimit, këta policë do të punojnë “krah për krah me NJPS-në e siguruar nga Policia e Polonisë, për ta përmbushur mandatin e misionit në mbështetje të stabilitetit në mbarë Kosovën dhe për të garantuar siguri për të gjitha komunitetet”.
Ky njoftim u bë një ditë pasi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me zyrtarët në Prishtinë dhe ata në Beograd që të sigurohet që të mos ketë destabilizim në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare që mbahen më 9 shkurt.
Rutte e ka quajtur situatën në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë si “çështje kyç në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Forcat shtesë të EULEX-it pritet të arrijnë në Kosovë gjatë ditëve në vijim si dhe sipas njoftimit, do të kryejnë patrullime të dukshme.
Ky do të jetë dislokimi i pestë i njësitit rezervë të EULEX-it, ndërsa dislokimi i parë është bërë në mars të vitit 2022.
EULEX-i shërben si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit me tri nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti, kurse misioni KFOR i udhëhequr nga NATO-ja është i treti.
Kosova do të mbajë zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt.
Mbajtja e votimeve bëhet në kohën kur në dy vjetët e fundit tensionet kanë qenë të larta në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.
Në shtator të vitit 2023, në veri të Kosovës një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter.
Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi në Banjskë të Zveçanit, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Ndërkaq, në nëntor të vitit të kaluar ndodhi një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Ky kanal furnizon me ujë disa komuna të Kosovës dhe uji i tij përdoret për ftohjen e termocentraleve. Për të dy ngjarjet, Kosova e fajësoi Serbinë, e cila mohoi përfshirjen në sulme.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë