EULEX-i vendos njësi policore rezervë në Kosovë
Në një deklaratë të publikuar në faqen online të EULEX-it, thuhet se njësia është vendosur të martën në përgjigje të nevojës së misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe “të ofrojë mbështetje më të mirë për kolegët kosovarë, nëse kërkohet dhe nevojitet”.
Njësia përbëhet nga 105 policë polakë, është e stacionuar në Mitrovicë të Kosovës dhe është shkalla e dytë për reagimin e sigurisë në Kosovë, si pjesë e një mekanizmi me tre nivele për përgjigje të sigurisë.
Deklarata përkujton se Policia e Kosovës është shkalla e parë për përgjigje të sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe NATO/KFOR-i është i treti.
Kjo është hera e dytë që njësia e EULEX vendoset në Kosovë, pasi në mars të këtij viti EULEX-i e forcoi përkohësisht SPJ-në e tij me një njësi rezervë prej 70 xhandarësh nga Portugalia dhe Franca, të cilët u larguan nga krahina më 18 korrik.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë