Evarist Beqiri sjell librin dedikuar figurës së Ismail Qemalit
Historia e një vendi nuk ka se si të mos jetë e lidhur ngushtë me figurat qeverisëse të tij. Figura e Ismail Qemalit që nga hapat e parë e deri në ditët e fundit të jetës paraqitet në librin “Themeluesi, lidershipi i Ismail Qemalit” që vjen tahmë në dorën e lexuesit nga Evarist Beqiri.
Për ta risjellë edhe një herë figurën e Ismail Qemalit një në mënyrë që nuk është bërë asnjëherë tjetër.
“Pra një studim krejt i ri me një qasje krejt tjetër për lidershipin e tij, për figurën e tij kaq të madhe, e cila na përçon edhe sot që po flasim, mesazhe të mëdha, të cilat duhet i kuptojmë drejtë dhe duhet t’i kuptojmë si duhet, sepse Për fatin tonë të keq nuk i kemi kuptuar si duhet përgjatë këtyre 110 viteve”, tha Beqiri.
Sipas autorit, ky libër plotëson nevojën për një botim të plotë rreth figurës emblematike të kryeministrit të parë shqiptar.
“Ismail Qemali është një figurë e trajtuar gjerësisht nga histografia jonë, por kuptohet që kryesisht studimet janë të periudhës së monizmit dhe kanë kufizimet e tyre të kohës, ideologjike kryesisht. Nuk trajtohet e gjithë gama e veprimtarisë së tij si duhet, absolutisht nuk trajtohen as vlerat që ka pasur familja Vlora në historinë e Shqipërisë”, u shpreh juristi Evarist Beqiri.
Libri i dalë nga botimi jo pa qëllim pak ditë përpara 110 vjetorit të pavarësisë do të mund të jetë nga sot në dorën e çdo lexuesi të interesuar rreth tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026