Kamionisti 10-vjeçar, Ergeni prej 3 vitesh ndihmon babanë
Ergen Arra është një 10-vjeçar i apasionuar pas kamionëve. Në një intervistë për Euronews Albania, ai thotë se mesi pret të mbushë moshën që të marrë patentën si kamionist.
“Me kamion dua të udhëtoj botën”, thotë Ergeni.
Ai është djali i vogël i familjes. Vite më parë ka pësuar vdekje klinike. I është dashur të qëndrojë spitaleve për shumë kohë, duke mbetur pas me mësime.
E vetmja gjë që e plotëson është të ngasë kamionçinën, edhe pse në një moshë që është e ndaluar për të pasur një patentë.
“Unë kam tre vite që i jap kamionit, ma ka mësuar babi”, thotë vogëlushi.
Ergeni është ortaku më i mirë i babit të tij në punët që të ofron fshati.
“Kemi dy kamionë, babi bën punë tjetër, unë punë tjetër që të ndihmoj babin. Fitoj 15-20, 25 me qenë larg” , shprehet Ergeni.
Kur e pyesim se çfarë talenti ka, na jep këtë përgjigje: “Talentin ja ku e kam” (kamioni)…
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit