Lufta me vdekjen, historia e 57-vjeçares që ia doli të mposhte sëmundjen e rëndë

29 Tetor 2022 | 13:57

Të luftosh me vdekjen nuk i ndodh kujtdo në jetë. Kjo i ndodhi 57-vjeçares nga Korça, Emi Dinke.

Në tetor të 2014, ajo u diagnostikua me kancer gjiri.

“Unë isha në një dasmë, kalova shumë bukur. Vij të bëj një dush, nesër shkoja në punë, kur shkoj në dush shoh që unë diçka kisha. U shqetësova dhe i thashë bashkëshortit, unë kam diçka. Jo tha, nuk ka mundësi. E pamë, e kisha, u shqetësuam jashtë mase. Nuk fjeta gjithë natën. E pashë jetën bardhë e zi. Thosha se do vdes”, tregon 57-vjeçarja.

Emi tregon se ku e gjeti forcën për të përballuar këtë dramë që kishte kapluar jo vetëm atë, por të gjithë njerëzit që e rrethonin.

“Unë kam një bashkëshort që më ka ndenjur shumë afër. Më thoshte se do luftojmë e do bëjmë të pamundur, do e kalojmë. Duhet të na lësh ti të luftojmë, të gjithë. Me rronte babi, kam dy vëllezër që vuanin shumë, motrën e burrit që vuante me mua, më lutej dhe më thoshte të bëhesha e fortë. Më qëndruan afër shoqet e mia”, thotë ajo.

Sëmundja e bëri të kuptonte vlerën e jetës.

“E para është dashuria për jetën. Në atë moment kuptova që dashuria për jetën nuk krahasohet. Sido ta jetosh, është e bukur. Nuk do doja të ikja aq shpejt. Luftova shumë dhe ja arrita, tani jam e lumtur”, shprehet Emi.

E shëruar plotësisht, ajo ka një mesazh për të gjitha gratë që të jenë më të kujdesshme ndaj shëndetit.

“Unë mesazhin e kam për vajzat dhe gratë. Iu lutëm shumë, kontrolloni veten. Njëherë në 6 muaj shkoni te mjeku, bëni eko, bëni mamografi, ajo është shpëtim. Në qoftë se e arrin shpejt, e kalon më mirë se unë. Ju lutem gra, pa ne nuk ka jetë”, apelon 57-vjeçarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026