Euro 2024: Nga sot përjetoni emocionet e aventurës më të bukur sportive në Tring
Sot në mbrëmje nis aventura më e bukur sportive e kësaj vere, Euro 2024, që premton emocione të forta. Kampionatin evropian të futbollit, do të mund ta ndiqni të plotë dhe ekskluzivisht në Tring, platformën që zotëron platformën më prestigjioze sportive në vend.
Nën moton “bëjmë histori së bashku”, Tring u dhuron shqiptarëve kudo që ndodhen ëndrrën kuqezi, për çdo abonim dhe riabonim, pasi Euro 2024 na gjen më krenarë se kurrë, me djemtë e kombëtares në një sipërmarrje historike. Në fushat e blerta gjermane, ata do të jenë 11, por pas tyre zemrat peshë të 10 milionë shqiptarëve kudo nëpër botë, të gjithë të bashkuar para ekranit të Tring, me dy kanale të dedikuara, Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2, të cilat do të transmetohen ekskluzivisht dhe vetëm në këtë platformë, në paketat tokësore, satelitore dhe OTT.

51 ndeshje, 24 skuadra dhe një qëllim i vetëm, ngritja e trofeut. Në fushë do të zbresin më të mirët, mbi supet e tyre e gjithë pesha e ëndrrave të qindra milionë njerëzve.
Ndaj, mbathni fanellat kuqezi dhe pranoni ftesën e Tring për të qenë pjesë e festës më të madhe sportive evropiane dhe për të shkruar së bashku historinë… Me Tring, zemrat rrahin kuqezi!

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë