“Euro në kuti dhe poshtë batanijes”, Rozeta Dobi “fundos” ish-zyrtaren Alda Klosi

Alda Klosi
6 Shkurt 2023 | 16:25

Ripyetja e Rozeta Dobit më 3 shkurt çoi pa asnjë mëdyshje hetuesit të lëshonin urdhrin e arrestit për ish-zyrtaren Alda Klosi.

Në dëshminë e re sanitarja duket se ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar rrethana dhe fakte të tjera që kanë rënduar pozitën e ish-drejtoreshës së kabinetit në Ministrinë e Rindërtimit.

“Deklaroj se tek pallati i ri ku ka banuar Alda Klosi i cili gjendet afër mozaikut të Tiranës, për herë të parë kam vënë re sipër krevatit, të mbuluara me batanije, disa tufa në lekë dhe euro. I kam marrë ato dhe i kam futur në sirtarin tek komoja e krevatit të Aldës”, ishte një pjesë e dëshmisë së Dobit.

Për këtë rast në verën e 2018-ës ajo kishte lajmëruar në telefon ish-zyrtaren e cila e kishte falënderuar.

“Pasi Alda është larguar familjarisht nga kjo shtëpi, dhe pasi kanë vajtur tek banesa e vjetër, përballë, aty kam parë disa kuti me vlera të mëdha monetare në euro. Këtë fakt e kam konstatuar gjatë kohës së pastrimit të dollapëve”, është shprehur Dobi.

Sipas dëshmisë së sanitares, ajo nuk e di se ku i merrte këto para Alda Klosi, por ka pohuar se kutitë me euro me prerje nga 20 deri 500 kanë qëndruar në këtë banesë deri në fund të vitit 2022. Lidhur me banesën e marrë me qira tek Rruga e Kosovarëve, Rozeta Dobi ka treguar se punëdhënësja e saj i kishte kërkuar një nder.

“Alda ka bërë një bisedë me mua, dhe më ka kërkuar që unë t’i mbaja në banesën time të gjithë shumën që është sekuestruar nga policia, pasi ajo kishte frikë nga ish-bashkëshorti, i cili e kërcënonte”, ka dëshmuar Dobi.

Sanitarja ka pranuar të marrë paratë dhe ka treguar se veprimin e ka kryer vetëm, duke hequr çdo përgjegjësi të të birit.

Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës ka konstatuar mospërputhje të deklarimeve të Alda Klosit me vëllain e saj Leonard Çiko. Ish-zyrtarja është shprehur se shuma rreth 120 mijë euro është e xhaxhait të saj që ndërroi jetë pak ditë më parë në Amerikë, ndërsa vëllai i saj është shprehur se kjo shumë i ishte marrë borxh një miku të tyre dhe për këtë kishin një deklaratë të nënshkruar dore.

Prokuroria thotë se Rozeta Dobi ka pranuar se të gjitha paratë e sekuestruara, përfshirë dhe 404 mijë eurot e gjetura në aspirator janë marrë nga banesa e Alda Klosit. Ndaj saj janë ngritur akuzat e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë.

Sanitarja Rozeta Dobi është pyetur sërish për rreth 3 orë mëngjesin e kësaj të hëne nga oficerët e policisë gjyqësore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026