Eurobondi 650 mln euro, Dorian Teliti: Qeveria dështoi, paratë s’do shpenzohen për qytetarët

11 Qershor 2020 | 10:38

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama së bashku me dy ministrat Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj dhanë zyrtarisht shifrat e eurobondit të emetuar nga Shqipëria në tregjet e kapitalit.

Shefi i mazhorancës marrjen e eurobondit në shumën prej 650 milionë euro e cilësoi si sukses, ndërsa tha se ky fakt tregon se kreditorët e huaj kanë vlerësuar pozitivisht performancën e ekonomisë shqiptare.

Drejtori i kabinetit të kreut të Partisë Demokratike, Dorian Teliti tha në Euronews Albania se marrja e borxhit fakton dështimin real të kryeministrit në menaxhimin e situatës.  

“Së pari, emetimi i eurobondit në vija të përgjithshme, qeveria shqiptare ishte e detyruar të merrte borxh pasi dështoi në menaxhimin e situatës në mbështetje të bizneseve dhe konsumatorëve. Duke qenë se minsitrat dhe kryeministri ndërmorën paketën më të vogël një rajon, paketë e cila deri më sot nuk është paguar plotësisht, pra nuk është paguar nga thesari i shtetit, praktikisht ata që kanë humbur janë të gjithë aktorët e tregut. Qeveria  zgjodhi rrugën e shkurtër për të marrë borxhin shtesë, për të cilin qeveria po krenohet duke patur besimin e kreditorëve”, tha ai.

Ai u shpreh se çdo qeveri në botë ka mundësi dhe kapacitet për të marrë borxh në tregjet ndërkombëtare.  Bazuar në këtë prizëm z. Teliti theksoi se qeveria shqiptare dështoi duke marrë një borxh me normë interesi mbi 3%.

Sipas Telitit deklarata e Ramës se kreditorët e huaj kanë vlerësuar ekonominë shqiptare nuk është e vërtetë, ndërsa argumentin në fjalë e shtjelloi si vijon: “Besimi i kreditorëve ka një instrument që matet dhe quhet marzhi i riskut. Sa më i lartë të jetë risku, do të thotë se aq më pak besim kanë ata tek ekonomia e një vendi.  Kemi një risk në rritje në terma financiarë. Kemi një rritje të rrezikut të ekonomisë shqiptare dhe të financave publike në sytë e investitorëve, në masën rreth 30 %. Çdo qeveri e vendeve të botës ka aftësi të marrë borxh në tregjet ndërkombëtare, por ajo që duhet të krenohet një qeveri është fakti se me çfarë norme interesi e merr borxhin. Nuk është një normë e mirë për qeverinë shqiptare, normë e mirë do të ishte të paktën 2.8 për qind. Çdo normë interesi mbi 2.8 për qind do të thotë rënie besimi te investitorët e huaj. Sa më e lartë të jetë kjo normë aq më i vogël është besimi”, tha ai.

Ai u shpreh skeptik për mënyrën se si qeveria Rama do t’i shpenzojë paratë e siguruara nga eurobondi prej 650 mln eurosh.

“Ky eurobobd nuk do të shpenzohet për qytetarët shqiptarë, për ekonominë, për bizneset por do të shpenzohen për 5 miq e shokë”, shtoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Eurobondi 650 mln euro, Rama: Lajm i mirë, u konfirmuam si vend i besueshëm

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026