English

Euronews Perspective show: Inflacioni në Evropë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Euronews Perspective Show, nën moderimin e Euronews Serbia dhe së bashku me Euronews-in qendror në Lyon, Euronews Albania, Euronews Romania, Euronews Bullgaria dhe Euronews Georgia analizuan përmes një emisioni kushtuar ekonomisë, pasojat dhe ndikimin e luftës në Ukrainë, por dhe pandemisë së Covid-19, në rritjen e inflacionit në Evropë.

- Advertisement -

Gjatë emisionit u analizua rritja e inflacionit gjatë 18 muajve të fundit në secilin prej vendeve në fjalë, por u pasyrua dhe një panoramë e situatës në mbarë Evropën.

Të gjithë ndiejmë se çdo gjë kushton më shtrenjtë. Arsyet e dhëna nga Banka Qendrore Evropiane ishin se fillimisht pandemia e COVID-19 dhe më pas lufta në Ukrainë ndërprenë zinxhirët e furnizimit, duke e bërë transportin më të kushtueshëm, por duke krijuar gjithahstu dhe pasiguri në çmimet e energjisë.

Por jo të gjitha rajonet e Evropës dhe të gjitha vendet kishin të njëjtin nivel inflacioni. Në fakt, çdo vend kishte një normë të ndryshme në varësi të mekanizmave të tij për ta luftuar atë.

Për sa i përket vendeve pjesëmarrëse në panel inflacioni më i lartë është shënuar në Serbi, me mbi 10%, e ndjekur nga Rumania, rreth 9%, Bullgaria 8%, Franca 4,9% pak mbi mesataren e BE-së që aktualisht qëndron në 4,3%. Shqipëria është pak nën mesataren evropiane dhe Gjeorgjia ka inflacionin më të ulët, nën 1%.

Gazetarja e Euronews Romania Maia Bondici, tha se gjatë vitit të kaluar, vaji, qumështi, mishi, dhe sheqeri kanë shënuar një rritje me mbi 10%.

Sipas saj sa herë që rumunët shkojnë për të blerë ushqime, ata paguajnë 2 euro më shumë për të njëjtat produkte.

Gazetarja Sofi Svetkova, nga Euronews Bullgaria tha se Bullgaria mbetet, ndër vendet me inflacionin më të lartë. Sipas të dhënave të fundit, norma e inflacionit është 6,3 %.

“Në mënyrë të pashmangshme kjo ndikon në jetën e njerëzve në Bullgari duke filluar nga çmimet bazë të ushqimeve, produkteve dhe çmimet e karburanteve”, tha ajo.

Gazetari i Euronews Albania, Franko Egro paraqiti të dhënat nga Banka e Shqipërisë, ku inflacioni në vend ka bërë një rënie të lehtë nga korrik i këtij viti duke zbritur në nivelin 4,2% , që është niveli më i ulët që nga marsi 2022.

Euronews Georgia pasyroi statistikat ku në shtator të vitit 2023, norma zyrtare e inflacionit ishte 0,7%. Ekonomistët e konsiderojnë këtë si një normë të qëndrueshme, por megjithatë, kjo nuk tregon domosdoshmërisht se kostoja e jetës në Gjeorgji është e ulët.

Gjithashtu në emision u shqyrtua dhe rasti i Serbisë me inflacionin më të lartë, rreth 9%, si dhe masat e marra nga Franca për të kontrolluar rritjen e inflacionit.

Për më tepër ndiqni emisionin e plotë të Euronews Perspective show:  “Inflation across Europe”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?