Euronews siguron dosjen: Si u godit organizata e Troplinit, e fundosi Nuredin Dumani

21 Maj 2025 | 12:23

Euronews Albania ka siguruar dosjen e anti-mafias italiane mbi goditjen që iu dha një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës dhe heroinës.

Organizata me shtrirje ndërkombëtare u zbulua nga autoritetet italiane, pas një hetimi të thelluar të udhëhequr nga Prokuroria e Antimafias në Bari, në bashkëpunim me SPAK-un shqiptar dhe autoritetet gjermane.

Në qendër të hetimit nga autoritetet italiane janë 29 persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë dhe kokainë, me origjinë nga Shqipëria dhe Holanda, të destinuara për tregun italian. Bashkë me numrin e personave nën hetim në Shqipëri, numëri total i urdhër-arresteve është 52.

Sipas dosjes hetimore, organizata kishte si drejtues kryesor shtetasin Xhevdet Troplini.

Ndërmjetësit kryesor të Xhevdet Troplinit në këtë aktivitet dyshohet të kenë qenë Adi Çoba dhe Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.

“Organizata, me bazë në qytetet italiane si Bari, Brindisi, Leçe dhe Mola di Bari, kishte ndarë funksionet mes pjesëtarëve të saj, përfshirë transportimin, ruajtjen, përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në tregun italian. Përfitimet ekonomike që burojnë nga aktivitetet e paligjshme dërgoheshin në mënyrë të fshehtë në Shqipëri”, thuhet në dosjen italiane të siguruar nga Euroneës Albania.

Një element kyç në zbardhjen e aktivitetit të kësaj organizate kriminale ka qenë dëshmia e të penduarit të drejtësisë shqiptare Nuredin Dumani, një person i njohur për lidhjet e tij në botën e krimit në Shqipëri.

Dumani, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare në kuadër të hetimeve të SPAK, ka dhënë dëshmi të detajuara mbi funksionimin e organizatave kriminale në të cilat ka qenë i përfshirë, përfshirë dhe lidhjet me grupin e Troplinit.

Rrëfimi i tij ka ndihmuar në ndërtimin e një panorame të qartë mbi trafikun ndërkombëtar të drogës, përfshirjen e disa personave kyç, itineraret e përdorura për transportin e lëndëve narkotike dhe metodologjinë e shpërndarjes. Informacionet e siguruara prej tij janë përdorur nga autoritetet italiane dhe kanë ndikuar në përforcimin e akuzave kundër disa prej të dyshuarve.

Ndër personat e tjerë të përfshirë në dosjen italiane janë Erigels Presi, Agron Ganaj, Nuredin Kiptiu, Leonard Shakaj, Zenit Shtraza, Indrit Tafili, Ekil Nderjaku, të cilët dyshohen për role të ndryshme brenda organizatës kriminale.

Operacioni mbulon një periudhë kohore nga viti 2016 deri në qershor të vitit 2022 dhe përbën një nga ndërhyrjet më të mëdha të koordinuara kundër trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026

Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje

Një 60-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga policia, pasi një ditë më parë ka plagosur me thikë kushëririn e tij, shtetasin F....
11:12 | 25/07/2026

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026