Euronews siguron foton e karameleve me kanabis që konsumuan vajzat e mitura në Korçë
Tre vajza të mitura, të moshës 3, 7 dhe 10 vjeç, u paraqitën pasditen e të premtes në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë për jetën.
Vajzat u konstatua se kishin konsumuar disa karamele me përmbajtje të lartë kanabisi, të cilat i kishin gjetur pranë një koshi plehrash në qytetin juglindor.
Euronews Albania ka siguruar dhe paketimin e karameleve që vajzat konsumuan. Dyshohet se të miturat i konsumuan karamelet nga kureshtja, pa pasur dijeni për përmbajtjen narkotike të tyre.

Shefi i Pediatrisë, Robert Rado, tha se vajza 3-vjeçare ndodhej në gjendje të rëndë dhe kishte nevojë për intubim, ndërsa dy të tjerat janë jashtë rrezikut për jetën. E vogla ka dalë nga intubimi, por gjendja e saj mbetet e rëndë.
Ky është rasti i parë i këtij lloji në vend për fëmijë kaq të vegjël. Mjekët paralajmërojnë për rreziqet serioze që substancat narkotike kanë tek fëmijët dhe bëjnë thirrje për kujdes maksimal nga prindërit.
Euronews siguron foton e karameleve me kanabis që konsumuan vajzat e mitura në Korçë pic.twitter.com/BW2IAahQ9w
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 19, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë