“Europiani një ëndërr”, Ajeti rrëfen eksperiencën e dytë: Kemi ekip më kualitativ
8 vite më parë debutonte në një kampionat evropian nën ngjyrat kuqezi, por për Arlind Ajetin, qendërmbrojtësin e Shqipërisë emocionet janë njësoj. Një kompeticion tejet i rëndësishëm në karrierën e futbollistit, që dikur ishte ndër lojtarët më të rinj, ndërsa tani tek ata me më tepër eksperiencë.
“Unë besoj se çdo lojtar që është i grumbulluar ndihet mirë. Është diçka speciale, sidomos kur bëhet fjalë për Kampionatin Europian. Mundohem të jem sa më pranë ekipit. Nëse do luaj ose jo e vendos trajneri. Unë e mbështes Kombëtaren nga jashtë fushe dhe sigurisht nga fusha nëse do të luaj”, tha Ajeti.
Misioni është tejet i vështirë që në nisje, me Italinë që shfaq rrezik në repartin ofensiv.
“Për momentin kemi analizuar gjithë ekipin e Italisë, në ditët e ardhshme do të specifikojmë dhe lojtarët individualë. Ne duhet të përgatitemi për çdo sulmues. Gianluca Scamacca e pamë në Europa League që është shumë i rrezikshëm. Duhet të shohim edhe të tjerët se nuk luan vetëm një lojtar”, u shpreh ai.
Çfarë ka më tepër kjo kombëtare, nga ajo që garonte në Euro 2016?
“Nuk di të them nëse skuadra është më e fortë, por kemi shumë cilësi dhe shumë lojtarë vijnë nga ekipe të mëdha. Kualiteti duket në ekip, pasi kemi lojtarë shumë në formë”, tha qendërmbrojtësi.
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Kaiserau, ndërsa mbrëmjen e së shtunës zbret në fushë ndaj Italisë.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 07:58 Anglia “i falet” dopietës së Bellingham dhe mund Meksikën
- 07:57 Haaland shokon Brazilin, Norvegjia kualifikohet në çerekfinale
- 07:54 Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s, ndërtesa banimi në flakë dhe banorë të evakuuar
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin