Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri, më të shtrenjta se në Bashkimin Europian
Çmimet në Shqipëri po rriten shumë shpejt, duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë hendekun me Bashkimin Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, niveli mesatar i çmimeve në vendin tonë është barazuar në vitin 2024.
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.
Ky vlerësim del në raportin e fundit të Eurostat, ku indeksi i Çmimeve të Ushqimeve për vendin tonë e kaluar nivelin 100% për herë të parë pas 20 viteve.
Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 70% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a, pati një rritje të shpejtë, dhe në vitin 2024 çmimet u barazuan.
Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, të cilat shiten sa 131% e mesatares së BE-së, nga 120%, vitin e mëparshëm.
Edhe ushqimet e tjera dhe pijet janë rreth 20% më shtrenjtë se në BE, ndërkohë, më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane.
Në krahasim me vendet e tjera të Europës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë pothuajse të njëjta sa në Gjermani, Portugali, Itali, ndërsa kushtojnë më shumë se në Spanjë, Çeki, Poloni, Bullgari.
Në Europë, çmimet më të shtrenjta të ushqimeve janë në Zvicër, Islandë dhe Norvegji, ndërsa më lirë janë në Turqia Rumani dhe Maqedoninë e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng