Eurostat: Shqipëria renditet e fundit në Evropë për pagën minimale
Shqipëria renditet e fundit në Europë për rrogën minimale. Me pagën minimale 40 mijë lekë, vendi ynë nuk kalon asnjë prej 48 shteteve të tjerë europiane.
Edhe pse në vitin 2023, paga minimale u rrit me 6000 lekë, ajo gradualisht e humb vlerën me rritjen e vazhdueshëm të kostove të jetesës.
Sipas Eurostat, në raport me shtetin kryesues, Luksemburgun, paga minimale në Shqipëri është 6 herë më e ulët. Më shumë se 25 % e punonjësve në Shqipëri paguhen me rrogë minimale, e cila vlen shumë më pak, nëse llogaritet edhe pjesa e shpenzimeve.
Në matjet e Eurostat, familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë, një tregues ky që flet për varfërinë në vend.
Qeveria dhe opozita premtojnë se do të rrisin në 500 euro pagën minimale në fillim të vitit 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në