Zbardhet ngjarja: 19-vjeçarja falsifikoi mesazhet, detyroi babanë të vriste dajën
Një kthesë dramatike është regjistruar në procesin gjyqësor për vrasjen e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, në Greqi.
33-vjeçari u ekzekutua nga kunati i tij, Fatmir Tarellari, pas pretendimeve të mbesës se ishte përdhunuar prej tij.
Një dëshmi e re e dhënë nga vajza e të pandehurit ka hedhur dritë mbi falsifikimin e mesazheve që çuan në tragjedinë. Në një seancë të zhvilluar të premten në Gjykatën e Larisës, 19-vjeçarja pranoi se kishte falsifikuar mesazhet tekstuale për të bindur të atin, se daja kishte abuzuar me të.
Ngjarja tragjike ndodhi më 9 janar 2024, kur Fatmir Tarellari, pasi pa mesazhet e vajzës, vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, afër një fabrike çimentoje, pak jashtë Volosit. Tarellari e qëlloi për vdekje, duke përdorur një pushkë gjuetie, pasi ishte bindur nga vajza e tij se 33-vjeçari kishte shantazhuar dhe abuzuar me të.
Sipas hetimeve të policisë greke, ngjarja e ka zanafillën kur Tarellari mori një telefonatë nga pronarja e banesës ku jetonte vajza e tij studente.
Qiradhënësia e informoi Tarellarin se e bija nuk kishte paguar qiranë, ndonëse ai ia kishte dërguar në mënyrë të rregullt paratë. Pas kësaj, vajza e tij 19-vjeçare i shpjegoi se kishte qenë e detyruar t’i jepte para dajës së saj, pasi ai po e shantazhonte me fotografi intime.
Ajo i tregoi babait të saj disa mesazhe SMS, të cilat ishin të montuara për të krijuar përshtypjen se 33-vjeçari ishte shantazhuesi dhe abuzuesi. Tarellari, duke i besuar verbërisht të bijës ra në kurth dhe vrau kunatin e tij.
Një hetim i mëpasshëm i Drejtorisë së Hetimeve Penale të Policisë greke vërtetoi se mesazhet e dërguara nga vajza ishin të montuara, duke çuar në përmbysjen e gjithë hetimit. Gjatë dëshmisë së saj në gjykatë, 19-vjeçarja pranoi se kishte falsifikuar mesazhet për të bindur të atin se Erjon Pelivani ishte abuzuesi dhe shantazhuesi.
Në seancën e zhvilluar, i pandehuri Fatmir Tarellari tha se ndihej keq për ngjarjen.
Gjyqi vazhdon dhe priten detaje të tjera gjatë seancave të ardhshme, ndërsa hetimet po zhvillohen për të sqaruar plotësisht ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm