Eurostat: Ushqimet në Shqipëri, thuajse në nivelin e BE! Më të shtrenjta se rajoni

16 Dhjetor 2025 | 19:00

Çmimet e ushqimeve ne Shqipëri janë më të larta se në rajon dhe pranë nivelit te çmimeve te Bashkimit Europian. Krahasimet dalin ne raportin e fundit te Eurostat. Në vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri rezultojnë pranë mesatares së Bashkimit Evropian.

Nëse mesatarja e BE-së është vendosur në nivelin 100, Shqipëria regjistron indeksin 98.7, vetëm 1.3 për qind më poshtë se mesatarja europiane. Ky nivel e vendos vendin dukshëm mbi fqinjët rajonalë, ku Serbia renditet me një indeks 95.7, dhe Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina me 82.6.

Diferenca bëhet edhe më e thellë me Maqedoninë e Veriut, e cila ka një indeks prej vetëm 73.0, duke reflektuar një kosto ushqimore shumë më të ulët

Në krahun tjetër, Shqipëria afrohet shumë me disa vende anëtare të BE-së në rajon. Sllovenia regjistron një indeks prej 99.3, praktikisht në të njëjtin nivel, ndërsa Kroacia e ka kaluar lehtë mesataren europiane me 100.5.

Italia dhe Greqia shfaqen dukshëm më të shtrenjta, me indekse përkatësisht 104.0 dhe 105.1, por hendeku me Shqipërinë mbetet relativisht i ngushtë në raport me diferencat e mëdha të të ardhurave mes këtyre vendeve.

Ky pozicionim tregon se Shqipëria ka një treg të shtrenjtë në raport me të ardhurat dhe pesha reale e ushqimeve në buxhetin familjar mbetet më e rëndë krahasuar me shumicën e vendeve të Unionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të premte shënohet dita e 34-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:49 | 03/07/2026

34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Qytetarë dhe aktivistë edhe këtë të premte kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet. Ata...
19:16 | 03/07/2026

U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin dy ditë më parë të Adi Çobës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër...
17:39 | 03/07/2026