Eurovizioni fshin foton ‘provokuese’ të Ronela Hajatit nga Instagrami zyrtar

Ronela Hajati
2 Maj 2022 | 12:30

Provat e festivalit të Eurovision-it janë ekspozuar përmes një galerie me foto në faqen zyrtare në Instagram.

Njësoj ndodhi dhe me Ronela Hajatin, e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Sekret”. Vetëm se fotot e këngëtares u fshinë, për t’u hedhur pak më vonë pa njërën prej tyre.

Ronela kishte një foto në galerinë e saj që siç duket është cilësuar si provokuese nga organizatorët e Eurovision-it.

Kjo është shoqëruar me pikëpyetje nga ndjekësit, por jo vetëm. Një faqe në Instagram që i dedikohet përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision ka shfaqur hapur shqetësimin për këtë gjest të faqes zyrtare.

“Mesditën e së dielës galeria e fotove të Ronelës u hoq nga llogaria zyrtare e Eurovizionit në Instagram. Më pas u ripostua, por pa foton e parë. Nuk është dhënë asnjë shpjegim dhe Shqipëria ishte i vetmi vend të cilit iu hoq postimi dhe u rihodh më vonë,” – thuhej në faqen e Eurovision Albania që theksonte se këngëtarja shqiptare mori vëmendje kudo, në të gjitha platformat sociale me performancën e saj.

Sipas tyre fshirja e fotove është censurim duke qenë se postimi kishte 25 mijë pëlqime, më shumë se çdo postim tjetër.

Për momentin, është e paqartë nëse këngëtares i është kërkuar që të ndryshojë koreografinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026