Evarist Stoja: Ekonomia rrezikon deflacionin, lajmi për valën e tretë të COVID-19 do të shtojë vështirësitë

17 Dhjetor 2020 | 08:50

Parlamenti Evropian miratoi mbrëmjen e së mërkurës, me një shumicë dërrmuese votash, buxhetin 7-vjeçar, 1.8 trilionë eurosh duke i hapur rrugë BE-së që të ndjekë programet e parashikuara për vitet e ardhshme.

Buxheti përfshin një shifër prej 15 miliardë eurosh për 10 programe, që përfshijnë dhe luftimin e pandemisë së coronavirusit, krijimin e shanseve për gjeneratën e re dhe mbrojtjen e vlerave evropiane.

Evarist Stoja, profesor i Financës në Universitetin e Bristolit dhe Këshilltar Akademik në Bankën e Anglisë, tha për Euronews Albania se situata ekonomike është shumë e vështirë për shkak të inflacionit afër zeros, që rrezikon të çojë në deflacion, teksa shtoi se lajmi për një valë të tretë të COVID-19 që pasoi lajmin e mirë për daljen e vaksinës do ketë kosto të reja.

“Deflacioni është tendenca e uljes së çmimeve që çon në probleme të mëdha ekonomike. Lajmi i mitë i aprovimit të vaksinës u shoqërua me lajmin e një vale të tretë të COVID-19 që do ketë kosto edhe më të mëdha. këto kosto do të financohen dhe kjo do vijë nga borxhi publik.

BE miratoi buxhetin që do të ndihmojë në situatën e krijuar për shkak të pandemisë, edhe pse linte për të dëshiruar në planin e mbështetjes ekonomike për disa vende që kanë hasur më shumë vështirësi, por është ambicioz dhe parashikohet të fokusohet në 2 drejtime; ekonominë dixhitale dhe të gjelbër që janë ekonomitë e së ardhmes.

Evropa është lider në ekonominë e gjelbër, por mbetet prapa Kinës dhe SHBA në ekonominë dixhitale, që do të çojë në rritjen më të vogël te ekonomisë dhe konsumit”, shpjegoi z. Stoja.

Sa i përket situatës në Ballkan dhe Shqipërisë në veçantë, z. Stoja tha se ajo në mënyrë të pashmangshme do të ndikohet nga situata në Evropë, pasi vendet e Ballkanit aktivitetet tregtare i kanë me një pjesë të madhe të Evropës që janë në vështirësi ndaj do të ndihet efekti.

“Në Shqipëri dy janë institucionet që kanë instrumentet për mbështetje ekonomike, që janë qeveria dhe banka. Qeveria ka marrë disa masa që janë kritikuar si të pamjaftueshme, qeveria nga ana e saj ka thënë se kjo është bërë brenda mundësive. Banka ka dy fokuse; stabilitetin financiar dhe politikën monetare.

Shqipëria gëzon stabilitet financiar dhe kjo është për meritë të bankës. Politika monetare lë për të dëshiruar. Banka ka marrë disa masa që në letër tingëllojnë efektive, por në realitet nuk është fare e qartë sa janë. E uli normën e interesit nga 1-0,5, por nuk është e qartë sa është përcjellë kjo tek borxhmarrësit. Të shpresosh në ngritjen e ekonomisë përmes rritjes së konsumit në një vend si Shqipëria s’është realiste”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026