Evropa kërcënohet nga fruthi, OBSH: Dyfishohen rastet, shkak mosvaksinimi

17 Mars 2025 | 17:45

Europa po kërcënohet nga fruthi. Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila bën me dije se 127,350 raste me fruth janë raportuar përgjatë vitit 2024 në Rajonin Evropian, duke shënuar një dyfishim të rasteve krahasuar me 2023 dhe numrin më të lartë të infeksioneve që nga viti 1997.

Fëmijët nën 5 vjeç përbënin më shumë se 40% të rasteve të raportuara, ndërsa më shumë se gjysma e pacientëve kërkuan shtrimin në spital.

Deri më 6 mars 2025, janë raportuar 38 vdekje nga fruthi.

Ekspertët fajësojnë për rritjen e infektimeve, uljen e mbulesës vaksinale. Në vitin 2023, 500,000 fëmijë nuk morën dozën e parë të vaksinës kundër fruthit

Bosnje Hercegovina, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Rumani renditen në fund të vendeve me mbulesën vaksinale nën 80% të fëmijëve. Sa i takon Shqipërisë, edhe pse me rënie vitet e fundit, mbulesa vaksinale për fruthin është në masën 93%, ndërkohe që rekomandimet janë mbi 95% për të siguruar mbrojtjen e popullatës.

Fruthi është një nga viruset më ngjitës dhe mund të shkaktojë komplikime serioze si pneumonia, encefaliti, diarre dhe dehidratimi, madje edhe verbëri dhe dëmtime afatgjata të sistemit imunitar. Vaksinimi mbetet mbrojtja më e mirë kundër tij.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim

Qeveria italiane ka ngritur alarmin pasi 80 ampula fentanil janë vjedhur nga farmacia e spitalit Israelitik në Romë, pa asnjë shenjë hyrjeje me forcë. Sasia...
16:29 | 05/07/2026

Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani

Tensione të larta dhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve shoqëruan konferencën e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD), ku mijëra demonstrues u...
21:43 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026