Exit Poll-i, analistët: Roli i PSD-së dhe i procesit të numërimit do jetë vendimtar
Sipas Exit Poll-it të MRB për Euronews Albania, gara për formimin e qeverisë do të jetë shumë e ngjeshur dhe lidhur me këtë specialisti i zgjedhjeve, Blendi Çeka u shpreh se çdo gjë do e vendosë sistemi.
Pas analizës së tij, Çeka tha se do të marrë një rëndësi të jashtëzakonshme procesi i numërimit.
“Të gjitha këto shifra do thyhen nëpër qarqe për të kuptuar produktin në mandate. Kam përshtypjen se e gjitha varet nga sistemi dhe thyerja qark më qark.’’, deklaroi ai në “Vota e Shqipëtarëve” në Euronews Albania.
Ndërsa Neritan Sejamini u shpreh se një faktor shumë i rëndësishëm mund të jetë PSD, sepse mund të marrë 2 mandate, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër.
“PSD-në, s’di si ta klasifikosh, opozitë apo mazhorancë, por në bilancin final do ketë një rol të konsiderueshëm, sepse rezultati pritet të jetë shumë i ngushtë. Do jetë situatë problematike, pasi fitorja do jetë jo e qartë.’’, tha në fjalën e tij Sejamini.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS