Facebook dhe Instagram kufizojnë lajmet në Kanada

23 Qershor 2023 | 09:10

Kompania Meta, që ka në pronësi Facebook-un dhe Instagram-in, ka thënë se do të fillojë t’i kufizojë lajmet në platformat e saj për konsumatorët kanadezë pasi parlamenti i Kanadasë miratoi një projektligj kontrovers për lajmet në internet.

Projektligji detyron platformat e mëdha teknologjike të kompensojnë botuesit e lajmeve për përmbajtjen e postuar në faqet e tyre.

Meta dhe Google tashmë kanë testuar kufizimin e qasjes në lajme për disa kanadezë.

Në vitin 2021, përdoruesve australianë u ishte bllokuar shpërndarja dhe leximi i lajmeve në Facebook, shkaku i një ligji të ngjashëm.

Ligji për lajmet në internet i Kanadasë, i cili u miratua nga senatorët më 22 qershor, parashtron rregulla që u kërkojnë platformave si Meta dhe Google të negociojnë marrëveshje tregtare dhe të paguajnë mediumet për përmbajtjen e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj

Tetë murgj budistë u vranë dhe më shumë se 20 persona u plagosën kur një kamionçinë e drejtuar nga një djalë 11-vjeçar u përplas me...
14:31 | 02/07/2026

Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti

Turqia do të prezantojë qendrën e saj të re ushtarake të gjeneratës së ardhshme, Shtabin e Përbashkët “Ay Yildiz” (Gjysmëhënë dhe Yll), gjatë samitit të...
14:18 | 02/07/2026

SHBA-ja dhe Irani pritet të rifillojnë bisedimet në Doha

SHBA-ja dhe Irani pritet të zhvillojnë raundin e radhës të bisedimeve të drejtpërdrejta në Doha gjatë javës së tretë të korrikut, me synimin për të...
14:17 | 02/07/2026