Facebook dhe Instagram kufizojnë postimet e mediave ruse
Facebook dhe Instagram do të limitojnë shpërndarjen e materialeve të publikuara nga mediat e mbështetura nga Qeveria e Rusisë.
Meta – kompania mëmë e dy rrjeteve sociale – konfirmoi të martën që është duke frenuar përhapjen e përmbajtjes së shpërndarë nga faqet ruse në Facebook dhe Instagram të lidhura me shtetin rus, si dhe do të zvogëlojë postimet që përmbajnë lidhje me ato media.
Më së shumti nga ky vendim preken televizionet e shtetit rus, Russia Today dhe Sputnik.
Nathaniel Gleicher nga Meta tha se si kompani po reduktojnë dukshëm shërbimet e tyre në Rusi, që kur autoritetet ruse njoftuan se do të kufizonin platformat e tyre.
“Ditëve në vijim do t’i etiketojmë këto postime në mënyrë që njerëzit që klikojnë në to, të kuptojnë kontekstin”, tha Gleicher.
3/ Links: We have also begun to demote posts with links to Russian state-controlled media websites on Facebook. In the days ahead, we will label these links so people who do see them will have context before clicking or sharing. We plan to take similar steps on Instagram as well. pic.twitter.com/CPgVLy1dP0
— Nathaniel Gleicher (@ngleicher) March 1, 2022
LEXONI GJITASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta