Fake news në kohën e Coronavirusit
Jo vetëm në botë, por edhe Shqipëri dhe Kosovë po qarkullojnë informacione dhe lajme të rreme që lidhen me koronavirusin.
Para dy ditësh, redaksia e KUBI-t identifikoi dhe analizoi një informacion të rremë mbi koronavirusin, simptomat dhe mbrojtjen ndaj tij, ku një pjesë e madhe e përmbajtjes ishte e pasaktë. I njëjti informacion u shpërnda sikur vinte nga UNCEF apo nga Spitali “Gemelli” në Romë. Pasi u njoftua nga Euronews Albania, UNICEF përgënjeshtroi informacionin.
Gjithashtu, në asnjë publikim nga Spitali Universitar “Gemelli” nuk kishte të dhëna që i përngjanin informacionit të shpërndarë gjerësisht në Shqipëri, përmes Whatsapp, Facebook, Instagram dhe aplikacioneve të tjera.
Sot edhe Kosova është përfshirë nga një valë lajmesh të rreme. Në media ka qarkulluar një lajm i pakonfirmuar dhe pa burim, sipas të cilit, autoritetet kosovare kishin rëndë dakord që të sëmurë me COVID-19 nga Shqipëria të trajtoheshin në Kosovë. Ky lajm u përgënjeshtrua nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, e cila sqaroi se bashkëpunimi ishte vetëm për të sëmurët me hemodializë nga rajonet veriore të Shqipërisë, të cilët mund të kuroheshin në Kosovë.
Në një tjetër lajm të rremë, ku dhe ishte falsifikuar logoja e një medie kosovare, pretendohej se kishte të infektuar me COVID-19 në Gjilan. Sipas ekspertëve, lajmet e rreme gjenerohen edhe më shumë gjatë krizave të ndryshme.
Ndaj e vetmja mënyrë për të mos rënë pre e këtyre informacioneve, sidomos në kohën e Coronavirusit, është që kurdoherë të merren parasysh vetëm informacionet e shpërndara dhe të konfirmuara nga institucionet zyrtare të shëndetit publik.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 21:33 Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
- 21:33 Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën
- 21:28 Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë