Fakte dhe statistika nga Silverstone

8 Korrik 2024 | 13:42

“British Grand Prix” riktheu edhe një herë në vëmendje Lewis Hamilton, që theu ose zgjati rekordet e tij në F1 kur mundi Max Verstappen dhe Lando Norris për fitoren e 4-rt në Silverstone.

Në vazhdim disa prej fakteve dhe statistikave në përfundim të garës angleze këtë sezon…

* Hamilton i dha fund një serie negative prej 56 garash pa fitore – e fundit në Arabinë Saudite në vitin 2021.

* Ishte fitorja e 9’të në Silverstone – një rekord në F1 për një cirkuit të vetëm.

* Në moshën 39 vjeç e 182 ditë, Hamilton është fituesi më i vjetër në shekullin e 21.

* Ishte podiumi i 12-të radhazi në Silverstone dhe i 15’ti në total në të njëjtën pistë, rekord në F1 për një cirkuit të vetëm.

* Askush më parë nuk kishte fituar një “Grand Prix” përtej garës së 300’të – Në Silverstone Hamilton zhvilloi garën e 344’rt.

* Hamilton është fituesi i 6’të në 12 garat e para të vitit 2024 – vetëm 3 fitues pati i tërë viti 2023.

* Me 17 vjet e 1 muaj mes fitores së 1’rë dhe të 104’ës, Hamilton zgjati rekordin e të gjitha kohërave në interval (Kimi Raikkonen kaloi 15 viteve mes fitores së 1’rë të fundit).

* Ishte podiumi i 150’të për Hamilton në bordin e Mercedes dhe i 199’ti në karrierë.

* Hamilton u bë piloti i 1-rë përveç He is the first Norris dhe binomit të Ferrari’t që zgjidhet “Driver of the Day” nga tifozët në vitin 2024.

* Verstappen u rendit në vendin e 2-të dhe u ngjit në podiumin e 107’të, duke kapur vendin e 4’rt në klasifikimin e të gjitha kohërave pas Sebastian Vettel (122), Michael Schumacher (155) dhe Hamilton (199).

* Verstappen rriti diferencën në klasifikimin e pilotëve me 84 pikë.

* Vendi i 3-të për Norris ishte podium i 7-të këtë sezon.

* McLaren mbërriti në podium për të 8-ën garë radhazi.

* Norris u rendit i 2-ti për të dytin sezon radhazi në “British Grand Prix”.

* Oscar Piastri  u rendit i 4-ti për të dytin sezon radhazi.

* Piastri vazhdon të jetë piloti i vetëm që kompleton çdo xhiro të vitit 2024.

* Carlos Sainz u rendit i 5-ti dhe vendosi kohën më të shpejtë në xhiron e fundit duke u afruar 4 pikë me Charles Leclerc në klasifikimin e pilotëve.

* Leclerc u rendit në vendin e 14-të duke marrë pikë vetëm në 1 nga 4 garat pas triumfit në Monako.

* Nico Hulkenberg u rendit për të dytën garë radhazi në vendin e 6’të duke përsëritur rezultatin e vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.

  • Haas u rendit në dy gara radhazi në vendin e 6-të duke përsëritur të njëjtin rezultat të vitit 2018 në “French & Austrian Grands Prix”.

* Lance Stroll u rendit për të 3-ën herë këtë sezon në vendin e 7-të. Duke mundur Fernando Alonso me një diferencë prej 7”008.

* Stroll dhe Hulkenberg kanë një diferencë minimale në klasifikimin e përgjithshëm.

* Alonso u rendit në vendin e 8-të duke marrë pikë në dy nga 6 garat e fundit.

* Alex Albon në vendin e 9-të përsëriti rezultatin e “Monaco GP”

* Yuki Tsunoda në vendin e 10-të përsëriti rezultatin e vitit 2021 në Silverstone.

* Vendi i 11’të për Logan Sargeant ishte më miri personal këtë sezon.

* George Russell u tërhoq për probleme me sistemin e qarkullimit të ujit duke mos e përfunduar garën për të 2’ën herë në 3 sezonet e fundit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024