English

Falsifikim dokumentash dhe grup kriminal, arrestohen 8 persona në Gjirokastër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

8 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, si pjesë e një grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë kriminale të falsifikimit të dokumentave dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale është gjetur një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumentave, një shumë e konsiderueshme parash, automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjykata ka caktuar për personat e arrestuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprat penale të sipërpërmendura.

Policia e Shtetit:

Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, operacioni policor i koduar “No chance”.

Vihen në pranga 8 shtetas, pjesë të grupit kriminal që ushtronte veprimtaritë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjendet një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve. Sekuestrohen laboratori, një shumë e konsiderueshme parash, automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin  për ushtrimin e veprimtarisë kriminale.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas iranianë.

Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, si rezultat i një hetimi 9-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “No chance”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 8 shtetas.

Masat e sigurisë janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i formularëve, stampave dhe vulave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione pubklike”.

Është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

  1. H., 32 vjeç, banues në Tepelenë;
  2. D., 40 vjeç, banues në Fier;
  3. P., 56 vjeç, banues në Konispol;
  4. H., 40 vjeç, banues në Tepelenë;
  5. Sh., 56 vjeç, banues në Gjirokastër;
  6. S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër;

⁠J. Ç., 51 vjeçe, banuese në Gjirokastër;

  1. T., 52 vjeç, banues në Gjirokastër.

Këta shtetas dyshohet se gjatë viteve 2023 dhe 2024, kanë kryer veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të  falsifikimit të dokumenteve, kundrejt fitimit.

Vazhdon kryerja e veprimeve procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?