Falsifikoi letrat e pronës 13 mijë m2 në Lalëz, lihet në burg ish-kreu i Kadastrës
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-drejtuesin e Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, i cili u ndalua të mërkurën për regjistrimin e një prone 13 mijë metra katrorë në Lalëz.
52-vjeçari u ndalua të mërkurën nën dyshimet nga organi i akuzës se ka regjistruar pronën me dokumente të falsifikuara.
Gjithashtu në kërkim janë shpallur dhe 2 zyrtarë të tjerë të Kadastrës, të cilët akuzohen për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës.
Ata janë shtetasit B. Z., 42 vjeç, me detyrë jurist në ASHK Durrës dhe L. D., hartografi i Kadastrës.
Në kërkim u shpall dhe përfituesi i pronës, shtetasja me iniciale A. D., 44 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimi i nisur në vitin 2024, rezultoi se përfituesja e pronës, në bashkëpunim me drejtorin dhe 2 punonjësit e Kadastrës së Durrësit, kanë regjistruar një sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës, e cila më parë ka qenë pasuri me status “shtet”.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet