Ish-deputeti i Partisë Socialiste paraqitet në SPAK
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
I pyetur nga mediat pas daljes nga SPAK, Prenga tha se ishte thirrur në cilësinë e personit në dijeni në lidhje me protestën e 21 janarit 2011, ku u vranë në bulevard 4 protestes të PD-së.
“U pyeta për 21 janarin si pjesëmarrës, si protestues”, tha shkurtimisht Prenga.
Dosja e 21 janarit kaloi në SPAK pas vendimit të Gjykatës së Lartë që urdhëroi Prokurorinë e Posaçme për të hapur çështjen.
Krahas familjarëve të të ndjerit Aleks Nika, mbi kallëzimin e të cilëve SPAK u vu në lëvizje, janë marrë edhe deklarime të personave që dyshohet se kanë dijeni për atë që ndodhi në protestën e 21 janarit. Mes tyre janë ish-drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj, si dhe ish-zv.drejtori Agron Kulicaj, ndërsa të kallëzuar janë zyrtarët më të lartë të kohës, si ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.
Në pyetje janë marrë dhe ish-deputetë të PS, si Saimir Tahiri, Arben Çuko, të cilët kanë qenë disa ndër organizatorët e protestës.
LEXONI GJITHASHTU:
Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta