Itinerari i kokainës drejt Shqipërisë, SPAK gjurmoi lëvizjen e “mallit”
Zbardhen detaje nga megaoperacioni i SPAK ku në pranga kanë rënë 10 persona, 7 shqiptarë në rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe 3 shtetas latin, 1 kolumbian dhe 2 venezuelas në rolin e “ekspertëve” që do të ekstraktonin/nxirrnin drogën nga lëkura e kriposur e kafshëve.
Në të dyja rastet e ngarkesave me lëkurën e kafshëve, që janë importuar në Shqipëri, në shtator dhe
pak ditë më parë, SPAK ka qenë në dijeni duke gjurmuar “mallin”. Ngarkesat janë nisur nga një vend i Amerikës Latine, kanë bërë transit në portet Italiane e më pas kanë mbërritur në Shqipëri. Në lëkurat e bagëtive të sekuestruara dyshohet se janë fshehur qindra kilogram kokainë e pastër e cila pasi të përpunohej në Shqipëri do t’i rritej volumi.
SPAK në bashkëpunim me autoritetet e huaja i ka lënë qëllimisht ngarkesat të futen në vend për të parë ku do të shkarkoheshin dhe mbërritja e tyre përkon me ardhjen në Shqipëri dhe të ekspertëve Kolumbian e nga Venezuela. Hetimet vazhdojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë, që mund të jenë pjesë e grupit si të dërguar në vendet e Amerikës latine për të organizuar nisjen dhe bërë pagesat e drogës, kompanitë që janë përdorur apo që kanë bashkëpunuar me grupe kriminale të huaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit