Falsifikuan dokumentet e pronave, lihet në burg ish-kreu i Kadastrës dhe specialisti
Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e arrestit me burg për Florian Taçin, ish drejtuesin e Kasastrës së Gjirokastrës dhe Alban Memishaj ish-specialist i kësaj drejtorie. Ata u ndaluan më 28 shkurt nën akuzat e fallsifikimit të dokumentacionit, aksesin e paligjshëm në sistem edhe pas lënies së detyrës dhe disponimin e paligjshëm të një arkive dokumentash zyrtare.
Policia ushtroi kontroll në zyrën e avokatore të Taçit në Gjirokastër ku sekuestroi dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës. Njëkohësisht raportohet se ai kishte akses në databazën online të institucionit që drejtonte.
Për rreth 1 vit e gjysëm Florian Taçi ka drejtuar hipotekën dhe më pas Drejtorinë e Kadastrës në Gjirokastër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasit 45 vjeç dhe 37 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente. “, njofton policia në momentin e arrestimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
LIVE-Dita e 32-të e marshimit, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Njoftojnë nesër protestë para Parlamentit
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
- 20:52 Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)
- 20:33 U ngjitën në majë të Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë