Familja me 5 anëtarë tek ‘5 Maji’ jeton mes gërmadhave

25 Janar 2022 | 07:52

Termometri shënon minus dy gradë këtë mbrëmje të ftohtë janari në Tiranë. 3 fëmijët e Altin Manallarit, dy vajzat Mariam dhe Ketevan dhe djali Gjergj, nuk e kanë më strehën e tyre të ngrohtë, por çdo natë kthehen tek rrënojat e banesës te “5 Maji”.

Aty kanë mbetur ende lodrat, por edhe kujtimet e festës së fundit para se shtëpia të rrafshohej. Babai i tyre thotë se e ka të vështire tua shpjegojë atë që ndodhi.

“Kjo është masakër e paparë. Mos të ketë as psikolog që të vijë të shikojë fëmijët. Asnjë lloj institucioni për të parë gjendjen”, u shpreh ai për emisionin “Mirëmengjes” në Euronews Albania. Absurde është kjo situatë edhe për bashkëshorten e tij, Tinatin, e cila është nga Gjeorgjia.

“Atë ditë me 19.01.2022 ne të gjithë ishim në shtëpi të sëmurë me temperaturë të lartë, kur papritur para portës tonë shohim polic të bashkisë, rendit me traktorë e skavatorë dhe jemi detyruar të gjithë familjarët të lironim shtëpinë tonë sa më shpejtë të jetë e mundur.  Përafërsisht 1 orë e 30 minuta është liruar shtëpia dhe janë nxjerrë të gjitha jashtë në oborr nga punonjësit e bashkisë  dhe me ndihmën e familjarëve”, tha ajo.

Ajo na thotë se nuk ka më shpresë për zgjidhje nga autoritetet shqiptare, por pret që zërin e saj ta dëgjojnë ndërkombëtarët.

“Me këtë intervistë, ju lutem brenda mundësive të informohen konsulentët dhe ambasadorët gjermanë, austriakë, zviceranë e të gjithë të tjerët, për këtë tragjedi çnjerëzorë që po bën bashkia dhe politika shqiptare. Politika shqiptare na nxori nga shtëpia jonë me dokumente që nuk është e drejtë të kryhej një gjë e tillë”, u shpreh ajo.

Altini ende nuk e beson se mundi i punës së tij në emigracion është shembur, ndërsa familja e tij është e pastrehë.

“Nuk kanë dhënë bonus fare sepse ne nuk kemi pranuar të nënshkruajmë kontratën edhe për këtë arsye nuk kemi bonus”, tregon ai.

Nuk e pranojmë për arsye se në atë kontratë nuk shqiptohet se ku do e marrim shtëpinë, në çfarë vendi edhe pse projekti është i bërë. Familja e tij strehohet tek i vëllai, por edhe ai pret që së shpejti të mbërrijnë fadromat për ta shembur.

“Edhe mua më ka ardhur njoftimi që do shembet. Sot, nesër, pasnesër, nuk e di sa do zgjasë”, shprehet ai më tej. Edhe banorë të tjerë qe nuk kane firmosur Marrëveshje me bashkinë e Tiranës.

Mblidhen çdo mbrëmje në këto rrënoja. Orenditë e shkatërruara tani i përdorin për t’u ngrohur.

Pranë zjarrit, diskutojnë çfarë duhet te bëjnë qe të mos u shuhet shpresa për një zgjidhje të kësaj situate. “Unë kam për t’i shkuar në fund me gjyq deri kur të mos ndalojë më. Me gjyq deri në fund”, thotë kryefamiljari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022