Familjarët e deputetit Fatmir Xhindi: Provat e vrasjes janë zhdukur qëllimisht
Bashkëshortja e Fatmir Xhindit deklaron se provat e vrasjes janë zhdukur në mënyrë të qëllimtë. Xhemile Xhindi bën përgjegjëse jo vetëm politikën por edhe drejtësinë.
“Nuk ka prova, janë zhdukur dhe janë prishur. Do të justifikojnë veten e tyre. Tek drejtësia që ka ikur nuk kemi pasur besim sepse 12 vjet nuk ishin pak. Tek kjo tani kemi shpresë por se çfarë do të bëjnë punë e tyre”, thotë Xhemile Xhindi.
Policia e Shtetit në një përgjigje të kthyer për “Unpublished” lidhur me faktin se përse qëndron ende e pa zbardhur ngjarje, thuhet se mungojnë provat dhe faktet për të dërguar autorët përpara përgjegjësisë penale.
Pavarësisht ankthit të familjarëve, vet prokurorët nuk e shohin shqetësues faktin që një hetim të shtrihet kaq gjatë në kohë.
Familjarët e tij artikulojnë qartë se kjo ngjarje nuk po zbardhet dhe se të implikuar qëndrojnë njerëz afër partive politike në Shqipëri. Ilir Xhindi, i vëllai, shprehet i zhgënjyer nga PS, partia ku Fatmiri bënte pjesë.
“Po të ishte një ngjarje e zakonshme kjo do të ishte zbardhur brenda 2 ditësh por politika duke pasur vetë duart brenda vete duke zbardhur këtë do të dalë një mik apo një shok i krahut tjetër politik. Në 8 vjet nga pushteti që ne mbështesim (PS) nuk është hedhur asnjë hap ndërkohë që na thanë se po ta marrim ne do ta zbardhim. Prandaj ne nuk kemi më besim nga asnjë kah i politikës. Ishte një mesazh i pushtetit të asaj kohe vrasja në pragun e shtëpisë duke thënë që po deshët ngrijeni kokën por ne kështu ua bëjmë”, shprehet i vëllai i Fatmir Xhindit.
Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit
Tregu i punës në Shqipëri, pse po largohen të rinjtë? l Unpublished
Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta