Familjarët e viktimave në RMV bllokojnë spitalin: Nuk mund t’u bëni autopsi fëmijëve
Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën pas zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e të ndjerëve ti ushtrohen autopsisë.
Ata kanë bllokuar hyrje-daljet e spitalit kryesor në Koçan për të mos lejuar heqjen e trupave të fëmijëve të tyre që duhet të dërgohen për obduksion. Ata kanë bllokuar me makina rrugën, ndërsa janë shprehur se nuk mund të lejojnë që fëmijët e tyre të vriten për së dyti.
“Duhet të na vrisni ne që të bëni autopsi fëmijët tanë. Nuk mund ti vrisni për herë të dytë”,-janë shprehur prindërit e viktimave.
Një vajze e re shprehet për Euronews Albania se miq të saj kanë humbur jetën në zjarrin në diskotekë. Ajo tregon se njëri prej tyre ishte vetëm 14-vjeç, ndërsa shton se në diskotekë pas orës dy të natës mund të futej kushdo edhe nën moshën 18 vjeç.
Gazetari: Sa vjeçe je?
Vajza nga RMV: Jam 14 vjeçe. Shokët e mi dhe njerëz të mi të afërt kanë mbetur të vrarë.
Gazetari: A është e vërtet se mund të futeshe nën moshën 18 në diskotekë?
Vajza nga RMV: Po. Njëri ishte 14-vjeç, nga ata që kanë vdekur.
Gazetari: Po ti ke qenë ndonjëherë atje?
Vajza nga RMV: jo.
Gazetari: Po miqtë e tu?
Vajza nga RMV: Po.
Gazetari: Nuk kërkonin kartë identiteti ose mjet identifikimi?
Vajza nga RMV: Nuk jam e sigurt, por pas orës 1-2 të mëngjesit mund të futeshe.
Gazetari: Çfarë ke dëgjuar sot për tragjedinë?
Vajza nga RMV: Pasi ra zjarr shumë njerëz filluan të vraponin, por shumë kanë vdekur. Disa kanë Gazetari: filmuar. Por shumë njerëz kanë vdekur.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë



