Farmacistët nuk kanë filluar ende rimbursimin për të prekurit nga Covid-19
Pak ditë pas daljes së vendimit për rimbursimin e ilaçeve për pacientët me covid-19, teksa shifrat e të prekurve vazhdojnë të mbeten të larta, qytetarët nuk po i drejtohen mjekëve të familjes për barna me rimbursim, por po vazhdojnë të blejnë ilaçet që u rekomandojnë mjekët specialistë.
Farmacistja Teuta Maçi deklaron se askush nuk është paraqitur ende në farmacinë e saj me kodin e dhënë nga mjeku i familjes për të marrë ilaçet e COVID me rimbursim, ndonëse farmacia e saj ndodhet në një zonë mjaft të populluar pranë qendrës së Tiranës.
“Jo ende jo nuk kanë ardhur akoma pacientë që kanë treguar kodin e mjeku të familjes për përshkrimin e recetës së covidit. Momentalisht vazhdojmë akoma me metodën e vjetër. Shohim më së shumti recetat e mjekut specialist, po ashtu edhe të mjekut të familjes, por mbizotërojnë recetat e mjekëve pneumologë dhe infeksionistë”, tha ajo.
Sipas saj skema do të jetë e suksesshme vetëm nëse përgjigjet e tamponëve do të dalin shpejt, në të kundërt ajo nuk do të jetë efektive.
“Është kusht për recetat me rimbursim që të kenë përgjigje të tamponit. Nuk mjaftojnë vetëm analizat e gjakut apo dyshimi që mjeku ka, për të marrë recetën me rimbursim dhe për këtë arsye mendoj që jemi akoma në ditët e para ku shumë persona që preken tani dhe që do të marrin receta me rimbursim duhet të kryejnë edhe procedurën e tamponit që është ose shumë e kushtueshme ose mund të zgjas edhe shumë dite , dhe shumë herë njerëzit vijnë vetë pastaj, i marrin në mënyrë private barnat. Kështu që të ketë sukses si skemë duhet që edhe procedura e tamponit të jetë pak më e shpejtë”
Euronews Albania kontaktoi edhe me disa mjek familjeje për t`i pyetur nëse gjatë kësaj kohe kanë lëshuar receta të rimbursueshme për pacientët me covid, por përgjigja ishte jo.
Fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor ka nxjerrë udhëzimet dhe listën e barnave që do të rimbursohen për pacientët me covid, por i pyetur në lidhje me numrin e recetave me rimbursim që janë dhënë deri tani, nuk ka dhënë asnjë informacion.
Lexoni gjithashtu:
Dy skemat e rimbursimit të ilaçve për pacientët e prekur nga Covid-19
Si rimbursohen ilaçet? Receta i shkon farmacisë dhe pacienti s’paguan për kurimin
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër