Faton Bislimi: Largimi i Vjosa Osmanit ka dëmtuar LDK-në
Emisioni Balkan Talks në Euronews Albania kishte në fokus realitetin e ri politik në Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Faton Bislimi, i cili është një figurë e njohur e forcës më të vjetër politike në Kosovë, LDK foli rreth realitetit të ri në të cilin gjendet kjo parti pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Ne nuk kemi një përgjigje se pse humbëm zgjedhjet, por kemi indikatorë se kursi i viteve të fundit tregon një josukses elektoral dhe tregues ka qenë humbja në Podujevë në zgjedhjet lokale. Ky ka qenë alarmi më i qartë për LDK-në se kjo rrugë nuk tregonte rezultatet që ne donim dhe kishte nevojë për një lëvizje të brendshme”, – tha anëtari i LDK-së, Faton Bislimi.
Ai u ndal edhe te largimi i Vjosa Osmanit, teksa u shpreh se LDK ndihmoi te fitorja e saj në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Në 2019 znj. Osmani ju bë nder nga strukturat e LDK-së për të shënuar fitoren e saj dhe LDK-së. Ajo fushatë ka qenë në funksion të znj. Osmani. Në këto zgjedhje, fakti që zgjodhi dikë tjetër ka dëmtuar LDK-në”, – shprehet Faton Bislimi.
Një arsye tjetër që çoi në humbjen e LDK-së sipas z. Bislimit, është edhe ndryshimi politik vitin e kaluar.
“Si duket dhe ai ndryshim politik që ndodhi vitin e shkuar krijoi një amulli besimi te LDK-ja. Vetëvendosja tregoi që ne donim interesin e një individi dhe kjo ka ndikuar te humbja në zgjedhje. Z. Kurti tregoi diçka të pavërtetë, pasi largimi nga koalicioni ndodhi për shkak se nuk ramë dakord”, – rrëfen për Balkan Talks z. Bislimi.
Aktualisht LDK-ja sipas tij është në një situatë reflektimi dhe në rimëkëmbje.
“Ne jemi në një situatë të re dhe duhet të dalim nga një reflektim që të na shërbejë në të ardhmen”, – tregon politikani.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit