“Faza tjetër ka filluar”- Ministri izraelit paralajmëron sulme edhe në jug të Gazës
Banorët në Gazën jugore thanë se forcat izraelite hodhën fletëpalosje në zona të caktuara, duke i paralajmëruar ata të largoheshin.
Sipas mediave të huaja, fletëpalosjet erdhën pasi ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se operacioni tokësor përfundimisht do të “përfshijë veriun dhe jugun”.
Sipas burimeve, Izraeli mund të fillojë të përqendrojë sulmet në pjesët jugore të territorit, ku banorëve të Gazës u ishte thënë të iknin gjatë javëve të fundit. Gallant tha sonte “faza tjetër ka filluar”.
Ai pretendon se forcat izraelite kanë pastruar të gjithë pjesën perëndimore të qytetit të Gazës, që shihet si bastion i Hamasit, ndërsa shefi i shtabit të ushtrisë thotë se ata janë afër shkatërrimit të sistemit ushtarak të Hamasit në veri.
“Ne do ta përfundojmë atë,” tha gjeneral-lejtnant Herzi Halevi.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike