Mjekët shqiptarë në Europë apel që të shtohet numri i testimeve ndaj COVID-19

23 Qershor 2020 | 09:49

Rritja e rasteve të reja me coronavirus në Shqipëri po ndiqet me shqetësim edhe nga Federata e Mjekëve Shqiptarë, profesionistë këto që jetojnë dhe veprojnë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me anë të një deklarate të përbashkët për mediat, kjo federatë fton të gjithë aktorët në Shqipëri, por jo vetëm që të mos neglizhojnë rrezikshmërinë e COVID-19.

“Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë ndjek me interes dhe është e shqetësuar për situatën aktuale të përhapjes së COVID- 19 në Shqipëri dhe trevat shqiptare. Duke dashur të kontribuojë në ndërgjegjësimin e opinionit publik shqiptar,  ju drejtohemi të gjithëve, qytetarëve dhe qeveritarëve, partive politike, organizmave publike e private, shtypit të shkruar dhe të folur, televizioneve publike e private, duke ju kërkuar të mos e nënvlerësojnë rëndësinë e situatës dhe rrezikshmërinë e përhapjes së virusit. 

Federata e Mjekëve Shqiptarë për Europë u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që t’u kthehen rekomandimeve të OBSH, Instituteve te Shëndetit Publik, për mbajtjen e  maskave,  distancën dhe higjienën personale. Federata e Mjekëve Shqiptarë për Europë rekomandon që maska të bëhen element i domosdoshëm i lëvizjes së qytetarëve , sidomos në vendet e mbyllura dhe mosmbajtja e saj të sanksionohet me ligj”, thekson deklarata. 

Ajo fton autoritetet shtetërore që të shtojnë numrin e testimeve, me qëllim që situata të vihet nën kontroll dhe të minimizohen pasojat sociale.

“Federata e Mjekëve Shqiptarë  për Europë, rekomandon   që të zbatohen pa humbur kohe protokollet e instituteve të shëndetit publik e të bëhet riorganizimi i çdo sektori ekonomik dhe social duke u përmbajtur parakushteve për parandalimin e virusit. Federata e Mjekëve Shqiptarë për Europë rekomandon që të shtohen testimet në popullatë dhe u të gjurmohen kontaktet e pacientëve pozitivë me Covid-19  në mënyrë  që të izolohen e të shmanget përhapja e metejme, duke përdorur një strategji të hartuar mirë dhe duke I përfshirë të gjithë aktorët e shëndetit publik në gjurmimin e këtyre kontakteve.

Federata e Mjekëve Shqiptarë për Europë kërkon në mënyrë urgjente që të rishikohen masat shtetërore në mënyrë që të parandalohen kastastrofat në vendet shqiptare.Federata e Mjekëve Shqiptarë për Europë kërkon që të ketë mobilizim maksimal të personelit mjekësor për luftimin e COVID-19”, thuhet në reagim.

Teksa apelon për kujdes të shtuar tek bashkatdhetarët tanë, Federata e Mjekëve Shqiptarë thotë se, është e gatshme të ofrojë bashkëpunim dhe ekspertizë në përballimin e pandemisë.

“Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj dhe ekspertizën e saj, në bashkëpunim me ekspertët shëndetësorë të vendeve shqiptare për hartimin e protokolleve që do të lehtësonin menaxhimin e pandemisë COVID-19. 

Sakrificat e bëra nga çdo qytetar dhe puna a palodhur e personelit shëndetësor shpëtuan me mijëra jetë njerëzish.  Federatë e Mjekëve Shqiptarë i bën thirrje  të gjithë bashkatdhetarëve të vazhdojnë të jenë të ndërgjegjshëm se rreziku nga Covid-19 është i pranishëm dhe real. Virusi qarkullon dhe kërcënon të gjitha liritë që kemi fituar. Rregullat duhet të vazhdojnë të respektohen”, përfundon deklarata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026