Rrogën e mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën nga COVID-19 e përfitojnë fëmijët e tyre deri 18 vjeç

18 Shtator 2021 | 14:16

Mes 16 vendimeve të miratuara në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 3” ishte edhe projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesin e republikës.

Sipas këtij projektligji, fëmijët e mjekëve dhe infermierëve që kanë humbur jetën nga COVID-19 për shkak të punës në spitalet COVID, do të marrin rrogën e prindërve të tyre deri 18 vjeç.

Kjo sipas kreut të qeverisë, është një masë e posaçme për një mbështetje financiare dinjitoze për fëmijët e individëve që kanë dhënë jetën për mbrojtjen interesave kombëtare apo në raste fatkeqësish natyrore në ndihmë të popullsisë.

“Përfitojnë të gjithë jetimët nën 18 vjeç nën kujdestari të një personi të shpallur Dëshmor i Atdheut. Fëmijë të mjekëve, infermierëve, apo personelit mbështetës që kanë humbur jetën shkak të COVID-19, marrë gjatë apo për shkak të kryerjes së detyrës në institucionet e specializuara, spitalet COVID. Personat që i përkasin kësaj kategorie do të trajtohen në mënyrë retroaktive dhe të gjithë këta fëmijë do të marrin rrogën e plotë të prindit deri në moshën 18 vjeç”, tha kreu i qeverisë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026