Fëmijët e shprehin nëpërmjet pikturës rritjen e çmimeve të produkteve
Çmimi i naftës por edhe produkteve të tjera duket se ka shqetësuar edhe fëmijët. Alvi Aliu ka zgjedhur ta shpreh kështu shqetësimin e tij përmes kësaj pikture.
Alvi ka dëgjuar shumë të flitet për rritjen e çmimeve ndaj dhe mendon se sa e vështirë është të blesh sot qoftë edhe një sasi të vogël naftë aq sa 12-vjeçari në pikturën e tij e përshkruan me sasinë e vogël të hedhur tashmë jo më në një serbator makine, por në një gotë.
Mesazhi që ai ka dashur të përcjellë është ky: “Unë kam dashur që të them se shikoni sa keq jemi, sa shumë i kemi rritur cmimet, gjëra që po ndodhin”.
Alvi dhe bashkëmoshatarët e tij të shkollave publike 9 vjeçare të Tiranës u bënë pjesë e një konkursi të organizuar nga Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit të Bashkisë së Tiranës.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe thelbi është ndërgjegjësimi i konsumatorit mbi të drejtat e tyre. Piktura e konsumatorit ka në thelb pikërisht të drejtat. Fëmijët janë lënë të lirë në imagjinatën e tyre, të tregojnë se çfarë kuptojnë ata me konsumatorë, të tregojnë se çfarë do të thotë të drejta dhe t’i shprehin ato përmes pikturës”, u shpreh Drejtoresha e Përrgjithshme e Agjensisë për Konsumatorin, Laura Delia.
Ndërgjegjësimi i brezit të ri është thelbi i ndërgjegjësimit të një procesi zinxhiri të një procesi zinxhir që qëndron jo vetëm tek të drejtat e konsumatorit, por kundrejt çdo të drejte.
Aktiviteti u zhvillua në ditën ndërkombëtare të konsumatorëve, që këtë vit i gjen në vështirësi të për shkak të rritjes së çmimeve.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 15:43 Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
- 15:40 40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
- 15:35 Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën
- 15:30 Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
- 15:16 Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten