‘Fëmijët mbyllin veshët nga sirenat’, ukrainasja tregon momente nga sulmet
Irina Romanova rrëfen nga Ukraina për Euronews Albania momentet e vështira gjatë ditëve të fundit nga bombardimet ruse në Kiev dhe qytete të tjera.
Romanova nënvizoi se sa më shumë raketa të nisë Rusia në Ukrainë, aq më të fortë bëhen vendasit kundrejt armikut.
“Situata është vështirë, bombardimet kanë filluar. Është një hakmarrje për urën e Krimesë. Krimeja është një pjesë e Ukrainës, nuk është se kemi qëlluar mbi tokën ruse. Sot njerëzit kanë një lloj urrejtje ndaj Rusisë dhe më të bashkuar jemi. Sa më shumë raketa të lëshojnë, aq më të fortë bëhemi ne. Ka edhe njerëz që po largohen, ka edhe nga ata që po kthehen. Ne tani dimë si të veprojmë, ku të strehohemi; është e frikshme se po vdesin njerëz përditë”, u shpreh ajo.
Romanova tregoi më tej se vendasit po përpiqen të mos bien në depresion, ndërkohë që më të prekurit dhe të dëshpëruarit nga kjo situatë janë fëmijët.
“Frika më e madhe është për fëmijët. Ti i çon fëmijët në shkollë dhe kopësht dhe nuk është e sigurt nëse do kthehen më. Fëmijët ishin duke luajtur në park kur dëgjuan sirenat. Fëmijët ukrainas mbyllin veshët, vrapojnë tek prindërit dhe qajnë”, u shpreh ajo e përlotur.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng