Fëmijët në protestë, ekspertët: Pjesëmarrja e tyre e nxitur, duhet trajtim i veçantë
Shtatë protestat e mbajtura për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha kryesisht u dominuan nga prezenca e të miturve të cilët jo pak here u përplasën me forcat e policisë.
Pjesëmarrjen e të rinjve ne tubime, sociologu Gëzim Tushi e sheh si diçka të nxitur nga faktorë të ndryshëm. Gjithashtu ai shton se përfshirja e tyre në protesta vjen dhe si pasojë e formimit edukativ të marrë nga familja.
“Fëmijët kanë ambientet e tyre natyrale, duhet të rrinë në shkollë, në shtëpi, duhet të merren me formimin e tyre. Kam përshtypjen se tërheqja e tyre në këto tubime është në një farë mënyre një lloj instrumentalizimi, një lloj manipulimi. Ky është një defekt i madh i formimit të tyre edukativ në familje dhe defekt i prindërimit. Nëse ka fëmijë që kanë dalë jashtë kontrollit të prindërve që në këto momente, ky është një dëm i madh, që do të thotë se familja është në një lloj krize shumë të thellë”, thotë ai.
Pjesëmarrja e të miturve në këto tubime nuk shmangu as përfshirjen e tyre në disa incidente. Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht pamjet filmike gjatë protestës më datë 9 dhjetor ku një 12 vjeçar me iniciale A.T shfaqet teksa sulmon me gurë komisariatin numër 2 në Tiranë.
Lidhur me këtë ngjarje, i mituri u shoqërua nga policia për t’u lënë i lire pas disa orësh. Fatin e 12-vjecarit e kishin dhe shume bashkëmoshatare të tij por nuk munguan edhe të arrestuarit.
Lidhur me menaxhimin e situatës nga policia, por dhe mënyrën e trajtimit të minorenëve në të tilla situata, sociologu Tushi shprehet se ndaj tyre uniformat blu duhet të zbatojnë një protokoll të veçantë pavarësisht rrezikshmërisë që paraqesin.
Në të njëjtën linjë shprehet edhe avokati Edvis Gorishti, i cili thotë se strukturat ligjzbatuese pjesë e të cilave është dhe Policia e Shtetit janë të trajnuar për mënyrën e trajtimit të kësaj grupmoshe.
“Trajtimi i tyre në protesta duhet të bëhet me shumë kujdes. Ka protokolle të veçanta për t’u marrë me minorenët, ata nuk janë kriminelë, ata janë njerëz që ecin sipas parimit të imitimit. Policia nuk duhet të përdor mjete që janë përtej kufijve moshorë të tyre. Të gjitha instancat e Policisë së Sshtetit pra ajo pjesa që e ndjek në fillim edhe prokurorët, gjyqtarët edhe dhoma e avokatisë, të gjitha këto instanca janë trajnuar janë certifikuar dhe janë të gatshëm në trajtimin e të miturve.”
87 persona u arrestuan nga policia në shtatë protestat e mbajtura në kryeqytet mes tyre dhe fëmijë. Për këta të fundit seancat u zhvilluan të veçuara duke zbatuar parashikimet e kodit penal për të miturit.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta