Fëmijët që vranë babanë para gjykatës, zbulohen detaje të tjera nga ngjarja
Tre fëmijët e Pëllumb Metës të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për vrasjen e të atit, duke e varrosur më pas pranë shtëpisë kanë dalë sot para gjykatës.
Hygerta Metën dhe dy vëllezërit e saj Hysen dhe Amarildo Meta, kanë dolën para togave të zeza në pritje të masës së sigurisë ndaj tyre.
Prokurorja Suela Beluli e cila lexoi pretencën tregoi se babai është konfliktuar me djalin e madh dhe me pas është shtrirë në divan.
Hyseni ka qëlluar 4 herë në kuzhinë duke lënë të vdekur të atin. Nëna dhe vëllai kanë ardhur pas vrasjes dhe në mbrëmje janë marrë me varrosjen e kufomës dhe zhdukjen e gjurmëve.
Para togave të zeza, djali i madh i familjes, i cili akuzohet nga policia si personi që shkrepin armën ndaj të atit e ka mohuar akuzën. Ka qenë vajza 19-vjeçare Hygerta Meta që edhe para togave të zeza i është rikthyer versionit fillestar të dhënë para policisë se ishte ajo që e kishte vrarë babanë se ai po e detyronte të fejohej pa dëshirë.
“Nuk e kam bërë unë vrasjen. Le të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent, kur motra e vogël (Hygerta) ka qëlluar babain. Motra e qëlloi sepse debatonte shumë herë me babain sepse donte ta fejonte”, tha 25-vjeçari Hysen Meta.
Prokuroria ka kërkuar vlefshmërinë e arrestimit dhe masën e sigurisë arrest me burg për 3 të arrestuarit.
Ngjarja makabre u shënua në fshatin Shënavlash të Durrësit. 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollen e bagëtive ku u gjet 13 ditë më pas. Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt. Ndërkohë në bashkëpunim me të ishin dhe motra e vëllai që e kishin ndihmuar në fshehjen e krimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani